TIRANE- Në faqen e hapur enkas për procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, PS ka publikuar emrat e 12 kandidatëve të cilët kalojnë në fazën e dytë të procesit.
Në njoftim thuhet se pas një hulumtimi të vëmendshëm të dosjes së çdo aplikanti, Komisioni Përzgjedhës ad hoc thërret për fazën e dytë në dëgjesën publike të së hënës datë 12 Dhjetor 2011, zonjat dhe zotërinjtë si më poshtë vijon (sipas rendit alfabetik):
1. Artur Lazebeu
2. Besnik Dervishi
3. Bilal Kola
4. Blerta Kraja
5. Dëshira Subashi
6. Elisabeta Imeraj
7. Ermir Dobjani
8. Ksenofon Krisafi
9. Igli Totozani
10. Përparim Kabo
11. Qirjako Qirko
12. Sokol Hazizaj
Më tej, Komisioni Përzgjedhës falenderon për pjesëmarrjen të gjithë aplikantët që nuk kaluan në fazën e dytë duke u përcjellë konsideratën më të lartë.
Për të përzgjedhurit, dëgjesa publike nis ditën e hënë ora 9.30 me shortin që do të përcaktojë renditjen e prezantimeve.
© Panorama.al











