Av.Popullit, Sekui:Procesi transparent, e mirëpres

Dec 15, 2011 | 21:03

TIRANE- Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Etore Sekui ka përshëndetur dhe mirëpritur shpalljen e Igli Totozanit si kandidaturë e PS-së për pozicionin e Avokatit të Popullit.

Si një nga 12 prioritetet e Bashkimit Evropian, në një deklaratë të tij, Sekui shprehet se procesi i përzgjedhjes së kandidatit nga Partia Socialiste ishte publik dhe transparent.

Për postin e Avokatit të Popullit, i cili duhet të jetë në mbrojtje të vazhdueshme të të drejtave të njeriut, Sekui e konsideron këtë si një zhvillim inkurajues.

© Panorama.al

Te lidhura