Austri, nga dhuna e Vjenës tek trukimet

May 25, 2011 | 9:59

Bundesliga austriake është përfshirë nga skandale krimesh dhe trukimesh. Fundjavën e kaluar, përveçse derbi i Austrisë u përfshi nga tubimi i tifozëve duke skandalizuar situatën në stadium, nga ana tjetër sfida mes kryesuesve të tabelës, Shturmit dhe Viner Noishtad (2-1) kanë manipuluar ndeshjen. Ky lajm vjen nga Gjykata e atij qyteti. Hetimet tregojnë se goli i fundit ka trukuar ndeshjen. Në minutën e 87-të, sulmuesi i vendësve Noishtad, Edin Salkiç, pa pandehur kapi topin me dorë dhe gjyqtari akordoi penallti, ku miqtë realizuan fitoren 1-2. Sipas radios “ORF” në bastet aziatike u vunë shuma të mëdha parash për fitore të Shturmit në minutat e fundit. Kjo gjë ka bërë që të nisin menjëherë hetimet, duke kontrolluar pikë së pari telefonatat dhe mënyrën e vënies së basteve. Në javën e parafundit, Shturmi qëndron dy pikë larg Austrisë së Vjenës, ku këta të fundit morën fitoren në tavolinë 3-0 kundër Rapidit të Vjenës.

© Panorama.al

Te lidhura