Pasaportat me opsion të ri, mashkull, femër dhe “x”

Sep 15, 2011 | 18:48

Pasaportat australiane tashmë do të kenë tre opsione të zgjedhjes së gjinisë, mashkull, femër dhe opsionin e shtuar rishtaz “x”.

Kjo kategori do të mund të pëdoret vetëm nga njerëzit të cilët ndihen gjenetikisht të paqartë.

Kategoria “x” në pasaportat australiane nuk do të mund të përdoret nga persona të cilët kanë ndërruar gjininë, nëpërmjet ndërhyrjeve kirurgjikale. Ata janë të lirë të zgjedhin mashkull apo femër, por nuk do të lejohen të zgjedhin kategorinë “x”

Një senator australian tha se shtimi i kategorisë “x” është në të vërtetë mjaft i rëndësishëm, sepse sipas tij, ka njerëz të cilët janë me të vërtetë gjenetikisht të paqartë, dhe në mënyrë arbitrare ata janë të detyruar të përdorin si gjini, mashkull ose femër.

Kjo nismë është konsideruar edhe një si një veprim pozitiv në drejtim të përmbushjes së të drejtave të njeriut.

© Panorama.al

Te lidhura