DYSELDORF- Ekipi që përfaqëosn Shqipërinë këtë vit në Festivalin Europian, kryesuar nga Aurela Gace kanë realizuar provën e dytë ku kanë zbuluar edhe veshjen zyrtare, e cila është pak a shumë e njëjtë me atë që këngëtarja ka veshur në videoklipin e këngës. Kjo do të jetë veshja me të cilën Aurela do të prezantohet në gjysëmfinale më 10 maj, në rastin më të mirë edhe në finale.
Prova e dytë është cilësur po aq e mirë sa dhe e parë, pa ndonjë ndryshim të madh. Luku i Aurela Gaces është një prej elementëve që gjithsesi është komentuar nga gazetarët e pranishëm.
Kënga ka një shijë kombëtare, është shprehur Aurela.
“Është e rëndësishme për mua, jemi 42 pjesëmarrës në këtë eveniment dhe unë kam nevojë të kem fytyrën time në këtë performancë. Kënga ka diçka nga Shqipëria. Ne të gjithë jetojmë në këtë botë të madhe, por ne jemi rritur në vende të ndryshme, dhe kemi gjërat tona të vogla që na bëjnë të ndryshëm. Nuk dua ta theksoj kaq fort, por unë jam nga Shqipëria dhe e dua vendin tim”- është shprehur Aurela.
© Panorama.al











