ATHINË- Kreu i PS-së, Edi Rama është takuar me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, gjatë vizitës së tij të sotme në Athinë.
Përshtypjet e para të takimit mes shqiptarët Rama i ka përcjellë mes profilit të tij në Twitter.
“Pyetja e pare mes nje grupi shqiptaresh ne Athine: Si mundet t’ia hape dyert BE nje vendi ku KM shan per turp Prokurorin e Pergjithshem?”- shkruan Rama.
Takimi i sotëm bëhet në kuadër të diskutimit të programit të PS-së, i cili sipas kryesocialistit është e vetmja rrugë për të nxjerrë vendin nga kriza, varfëria, padrejtësia dhe shansi për ta integruar në BE.
Ndalesa për programin do të bëhet në orën 5 tek AEGLI ZAPPIOU–Sheshi Sintagma.
© Panorama.al











