Athinë, arratisen nga burgu dy shqiptarë

Mar 29, 2011 | 10:08

ATHINË- Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu në afërsi të Athinës, në të cilin vuanin dënimin. Policia greke, e cila la bërë me dije edhe lajmin është vënë në ndjekje të dy shqiptarëve, por pa dhënë identitetin e tyre. Shqiptarët, që dyshohet se vuanin dënimin për trafik droge janë arratisur nga spitali i burgut, ku ishin shtruar pasi sipas policise ata shtrireshin si me probleme psikike.

Por, këtë duket se ata e kanë përdorur si një marifet për t’u arratisur, pasi sipas policisë ata kanë prerë hekurat e dritares se spitalit me një sharrë dhe janë zvarritur më pas, duke përdorur carcafët.

Burgu nga i cili janë arratisur dy shqiptarët u bë i njohur, pasi nga ai u arratis kohë më parë edhe i dënuari, Alket Rizai

© Panorama.al

Te lidhura