Astrit Mehja, Topi mesazh ngushëllimi familjes

Dec 18, 2011 | 13:05

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka ngushelluar familjen e ish-zëvendësministrit të Rendit, Astrit Mehja, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 56-vjeçare.

Permes nje mesazhi publikuar ne faqen zyrtare te presidences, Topi e ka quajtur ndarjen e tij nga jeta, si humbjen e njërit prej drejtuesve më profesionistë e më të përkushtuar të Policisë së Shtetit.

“Humbja e Astrit Mehjës, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë e kolegët, për shtetin dhe për të gjithë shtetasit shqiptarë. Jeta dhe vepra e Astrit Mehjës është tregues i sakrificës dhe profesionalizmit, i cili me punën e tij dhe misionin e përditshëm e të vështirë, iu përkushtua mbrojtjes së rendit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Edhe njëherë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!” – përfundon mesazhi ngushëllues i Presidentit Topi.

© Panorama.al

Te lidhura