TIRANE- Projektligji per shitjen e aseteve te firmave piramidale u miratua ne Komisionin e Ekonomisë, vetem me votat e maxhorances, nderkohe qe opozita e pranishme votoi kunder.
Sipas deputeteve socialiste, ndryshimi i propozuar nga ministria e Financave që çmimi i aseteve të publikohet para hapjes së procesit të ankandit eshte quajtur i papranueshem.
Sipas tyre, nuk duhet të ndryshojë mënyra se si shiten pasuritë dhe projektligu ne fjale nuk mund te beje ndryshime per rastin e asteve te ish firmave piramidale.
Për përfaqësuesin e ministrisë së Financave, Bajram Malaj, i cili foli në komision, ky ndryshim ishte i domosdoshëm pasi procesi i shitjes se aseteve të firmave piramidale ishte bllokuar. Por deputetet e opozites, nuk rane dakord me ndryshimet e propozuara duke votuar kunder projektligjit ne fjale.
© Panorama.al











