“Asnjëherë s’kam pasur qëllim të vrisja Anxhelo Avdinë”- Rrëfimi i Nuredin Dumanit në GJKKO: Ja kur vendosa ta eliminoj Dorian Shkozën! Henrikut i premtova 35 mijë euro

Mar 20, 2025 | 12:38

Vrasësi me pagesë, i kthyer në të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani, ka rrëfyer në GJKKO për ekzekutimin e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

dorian shkoza henrik hoxhaj nuredin dumani

I pyetur nga avokatja “A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë”, Nuredin Dumani u shpreh se “Asnjëherë”.

Ai ka rrëfyer se kush ishin pjesëmarrësit në vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, krim i ndodhur më 2 Mars të vitit 2020 në Durrës.

“Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi ishte informator”, deklaroi Dumani. Ai shtoi se Henrik Hoxhajt nuk i kishin treguar se kë do të eliminonin, por i ka thënë vetëm që “për ketë do marrësh 35 mijë euro”.

Nuredin Dumani shtoi se nuk ka pasur konfikte me Dorian Shkozën, duke shtuar se vendosi ta vriste pasi foli me Erion Alibeajn.

Pjesë nga seanca:

Avokatja e Altin Ndocit, Elda Zotaj: Si je njohur me Henrik Hoxhajn?

Nuredin Dumani: Më kishte folur Festim Qoli për të. Më ka folur kur kam dalë nga burgu herën e parë, kur isha për dy makina të vjedhura.

Pata një debat me një shef policie tek komisariati nr 6. Më qëlloi disa herë kur u arrestova. Por kur dola, mora vesh që e kishin vrarë.

Mu bë qejfi për këtë. I thashë do ju jap një drekë atyre çunave. Më tha Festimi, do ja japësh se vëllai jonë është. E kishte fjalën për Henrik Hoxhajn.

Avokatja: Ku e takove Henrikun?

Nuredin Dumani: Njëherë e kam takuar në ditëlindjen e Festim Qolit. Atje vetëm jemi përshëndetur. Herën e dytë e takova tek hotel “Diplomat”. Kemi bërë muhabete me Festën dhe Henrikun. Diskutuam për atentatet që do bënin.

Avokati: Sa qëndruat aty?

Nuredin Dumani: E morëm Henrikun në bllok dhe shkuam tek “Diplomati”. Pastaj shkuam tek një dyqan afër “Taivanit” ku blemë një telefon të enkriptuar.

Në plan kishim vrasjen e Dorian Shkozës.

Avokatja: Ti çfarë pseudonimi mbaje në Sky për kohën?

Nuredin Dumani: Covid19.

Avokatja: I the Henrikut kë do vrisnit?

Nuredin Dumani: Jo, i thashë vetëm që për ketë do marrësh 35 mijë euro.

Avokatja: Kush u përshi tjetër në këtë vrasje?

Nuredin Dumani: Kevis Alla, Asllan Plaku dhe unë. Klevisi oshte informator.

Ditën e ngjarjes ishte Covid, Klevisi erdhi tek shtëpia ime.

Avokatja: Çfarë bëri atë ditë?

Nuredin Dumani: Klevisi do sillte makinë dhe pastaj do ikte me makinën e Henrikut. Do ta vrisnim një natë më herët, por na u prish makina.

Abokatja: I keni treguar Klevis Allës për motivin e vrasjes së Dorian Shkozës?

Nuredin Dumani: Nuk më kujtohet.

Avokatja: A ke pasur konflikt personal me Dorian Shkozën?

Nuredin Dumani: Jo, nuk kam pasur.

Avokatja: Po konflikt fizik?

Nuredin Dumani: Asnjëherë.

Avokatja: Kur vendose ta vrisje?

Nuredin Dumani: Kur kam folur me Erion Alibeajn.

Avokatja: A kishe qëllim të vrisje Anxhelo Avdinë?

Nuredin Dumani: Asnjëherë.

© Panorama.al

Te lidhura