VIDEO- “Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar”- Dosja e 21 Janarit, Berisha tregon për çfarë u pyet: Basha dhe komandanti i Gardës donin të me evakuonin nga zyra, pse nuk pranova

Nov 19, 2025 | 11:14

Kreu i PD, Sali Berisha qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e SPAK ku dha sqarime për ngjarjet e 21 janarit, ku u vranë 4 protestues.

Berisha tha para mediave se protesta u organizua nga Edi Rama dhe ai është pergjegjësi kryesor.

Kreu i PD theksoi se ushtarët e Gardës nuk kanë qëlluar nga brenda kryeministrise, madje thekson se nuk eshte dhënë asnjë urdhër.

Berisha tregoi edhe nje episod, duke theksuar se “Basha dhe komandati i Gardës i kanë kërkuar që ta evakuonin”, por shprehet se nuk pranoi.

“Ushtarët gardës nuk kanë qëlluar nga brenda.  Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Kurrë. Nuk mund të jepet urdhër.

Më pyetën a jeni takuar me Bashën? PO ka ardhur në zyrën time. Ishin thyer xhamat ngjitur me tavolinën time, ministri me komandantin e gardës më thanë të të evakuojmë, jo i thashë, sepse unë isha në zyrën time. Kisha takime. Nuk lëviz i kam thënë. Unë kam qëndruar në zyrë deri në fund”, tha Berisha.

Pjese nga deklarata e Sali Berishes

Jo nga brenda, meqenëse u referohesh medieve, merr filmimet ushtarët e Gardës kanë qëlluar, jo nga brenda. The nga brenda, korrigjo këtë.

The një gënjeshtër, sepse nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë. Është qëlluar nga vend-rojet e rojet e gardës.

Garda ka një ligj, i cili ligj autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt, apo ndonjë gjë.

Të qëllojë në ajër, kur ajo përsëritet, të qëllojë te këmbët, kur ajo përsëritet ta eliminojë.

Ky ligj është votuar nga PS-ja, jo nga ne. Garda që ta mësoni ju, dhe mund të rrëmoni 120 mijë herë, nuk funksionon me urdhër, po me ligj.

Pra, sado që ta ktheni apo stërktheni, Garda apo çdo vendroje e armatosur funksion me ligj. E qëllove, gjuajtje drejt tij, duhet të qëllojë në ajër.

Vazhdove persistove, duhet të qëllojë tek këmbët, vazhdove persistove, duhet të eliminojë rrezikun. Këtë i thotë ligji i Gardës.

Absolutisht asnjë urdhër.

Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër.

Po, Basha ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar nga unë, sepse ishin thyer xhamat me plumba apo me gurë, tek dritarja ngjitur me tavolinën time dhe ministri, komandanti i Gardës kanë ardhur dhe më kanë thënë të evakuojmë, jo i thashë. Sepse unë isha jashtë me ambasadoren gjermane dhe u futa drejt e në zyrë. Unë isha në detyrë.

Të shkosh në një zyrë tjetër, jo unë isha në detyrë. Kjo është zyra ime. Kryeministri nuk mund të bëjë zyrat sipas qejfit, është institucion kushtetues kryeministri. Kjo ka qenë kërkesa e tyre dhe unë kam qëndruar në zyrë deri në fund.

Aty ka pasur një ndërmjetësim ndërkombëtar. Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës në një kohë kur Edi Rama kishte deklaruar se, beteja tjetër do të ishte vendimtare dhe secili nga gardistët e thirrur janë paraqitur në prokurori.

Të gjitha të tjerat janë mashtrime.

© Panorama.al

Te lidhura