Baronesha Catherine Ashton, shefja e KE për Politikë të Jashtme dhe Siguri vlerëson si hap pozitiv mbledhjen e parë të komisionit për reformën zgjedhore në Shqipëri.
Përmes një deklarate, Ashton inkurajon palët për vazhdimin e punës në mënyrë konstruktive, deri në gjetjen e konsensusit për reformën zgjedhore.
Sipas saj, reforma zgjedhore duhet të kryhet përpara zgjedhjeve të ardhshme dhe duhet të ketë në bazë gjithë rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR-i, në raportet finale për dy zgjedhjet e fundit në vendin tonë.
Nje dite me pare u mblodh komisioni per reformen zgjedhore, mbledhje qe u mbyll me percaktimin e eksperteve, Oerd Bylykbashki nga PD dhe Bledi Çuçi nga PS. Keta do te takohen ditet e ardhshme per te hedhur ne leter amendamentet e para te Kodit Zgjedhor, sipas rekomandimevete OSBE/ODIHR-it.
Ne takimin e pare, pa pranine e mediave, mbledhja u shoqerua me debate, pasi PD dhe PS refuzuan kerkesat e PDIU dhe LSI per ekspertet.
© Panorama.al











