“Asgjë nuk është a pamundur”- Belind Këlliçi takim me shqiptarët në Bronx të New York-ut: Të sjellim ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri

Jan 22, 2025 | 21:10

Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me shqiptarët në Bronx të New Yorkut, për të sjellë- siç thotë ai- ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

belind kellici

Duke qenë se në zgjedhjet e 11 majit për herë të parë votojnë emigrantët, Këlliçi falenderoi të gjithë shqiptarët e Amerikës që janë mobilizuar për tu regjistruar dhe për të votuar.

“Asgjë nuk është a pamundur kur jemi bashkë”, shkruan Këlliçi.

Postimi:

Takime fantastike dhe vendosmëri absolute e shqiptarëve të Bronx, New York, për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Shqipëri.

Takimet në Valbona Caffee dhe Astor Bar do të mbeten përherë në kujtesën time

Faleminderit të gjithë shqiptarëve të Amerikës që janë mobilizuar për tu regjistruar dhe për të votuar në 11 maj

Asgjë nuk është a pamundur kur jemi bashkë

© Panorama.al

Te lidhura