Presidenti sirian, Bashar al Asad, në një fjalim për kombin ka deklaruar dje se ndërkombëtarët po organizojnë një komplot kundër vendit me qëllim destabilizimin e tij. “Një komplot i jashtëm është i qartë për të gjithë”, deklaroi Asad. Sipas OKB, më shumë se 5 mijë civilë janë vrarë nga regjimi i Asad që nga fillimi i protestave që kërkojnë rrëzimin e tij, në mars të vitit të kaluar. Protestat kundër Asad vazhdojnë, ndërsa ai është zotuar se të gjithë terroristët që kërkojnë destabilizimin e vendit do të dënohen. Ndërkohë, 165 vëzhgues nga Liga Arabe ndodhen në Siri, duke kërkuar zbatimin e planit të paqes.











