“As u trembën dhe as u dorëzuan”- Bardhi reagon pas lirimit të protestuesve opozitarë: U rrëmbyen nga Proda, fituan lirinë në gjykatë

Dec 24, 2025 | 20:48

Gazment Bardhi reagoi në rrjetet sociale pas lirimit të protestuesve të opozitës, Artan Hysenajt, Xhekson Dedajt, Erlis Sinës dhe Albi Kryeziut, të cilët u arrestuan pas protestës kombëtare të së hënës.

bardhi gazment

Bardhi shkruan se ata u rrëmbyen nga Policia e Shtetit, por nuk u trembën dhe as u dorëzuan, duke shërbyer si shembull i rezistencës.

Ai falenderoi protestuesit për qëndrimin dhe sakrificën e tyre, ndërsa gjykata konstatoi se arrestimet ishin bërë me porosi të grupeve kriminale.


Postimi i Bardhit:

Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu u rrëmbyen nga Policia e Shtetit vetëm sepse protestuan, vetëm sepse ngritën zërin. Ata as u trembën dhe as u dorëzuan. Një shembull sesi rezistenca kthehet në forcë.
Sot ata fituan lirinë nga gjykata, ku u konstatua se ishin rrëmbyer nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale të cilave iu shërben. Faleminderit me ❤️ për rezistencën dhe sakrificën Artan Hysenaj, Xhekson Dedaj, Erlis Sina dhe Albi Kryeziu.
© Panorama.al

Te lidhura