“Maxhoranca duhet të japë sa më shumë të mundet për kompromisin” Ky ishte apeli i ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu, ndërsa la sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku ndoqi seancën e parë plenare për sesionin e ri.
“Është e rëndësishme për ata që janë në pushtet që të bëjnë sa më shumë kompromise, por edhe opozita duhe të bëjë punën e saj.”- tha Arvizu.
Duhen plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR, tha ai, duke shtuar se është e rëndësishme që reformat të cilat u artikuluan në Kuvend, të nisin dhe të përmbushen në mënyrë që njerëzit të shohin rezultate.











