Topi me ambasadorët: Jo tension, zbatim i ligjit

May 21, 2011 | 17:04

UPDATE-Kreu i shtetit, Bamir Topi i bën thirrje politikës të lënë pas retorikën e ashpër dhe mos krijojnë situata tensioni, duke theksuar se procesi paszgjedhor duhet të përmbyllet vetëm sikurse e parashikon ligji.

Deklarata është bërë në përfundim të takimit të zhvilluar paraditen e sotme me ambasadorët e SHBA, BE dhe OSBE-së, akredituar në vendin tonë, që zgjati rreth 1 orë e gjysme.

“Shprehim shqetësimin tonë për rritjen e emocioneve politike, që kanë sjellë episode të pakëndshme, për një vend anëtar të NATO-s. Liderët politikë duhet t’i kthehen koshiencës civile, t’i trajtojnë gjërat sipas Kushtetutës dhe ligjit, të bien në terren qytetar, të mos krijojnë situata tensioni dhe pastaj gjithcka do të vendoset sikurse e parashikon ligji. Ne nuk jemi në epokën para ligjit, ka ligj dhe ligji është i detyrueshëm të respektohet nga cilido, pa pargjykuar askënd, edhe nëse në vetëdijen e tij fshihen edhe elementë të përkrahjes politike”- tha Topi.

Presidenti falenderoi ambasadorët Arvizu, Wollfarth dhe Sequi për kontributin e jashtëzakonshëm për të asistuar dhe për të ndihmuar në të gjithë situatat e vështira të karakterit politik që ka kaluar dhe po kalon vendi.

“E thënë në mënyrë të përsëritur sikurse e ka edhe Kodi Zgjedhor dhe ndryshimet kushtetutese të realizuara me vulllentin e dy partive kryesore në 21 prill të 2008, administrimi i zgjedhjeve është përgjegjësi e partive politike që edhe KQZ e ndërtoi në mënyrë bipartizane. Pavarësisht nga kompozimi i institucioneve nëse këto bëhen me përfaqësimin e partive, detyrimi nuk është thjesht partiak, por konstitucional, ligjor, moral para gjithë qytetarëve që e kanë shprehur vullnetin e tyre në mënyrë korrekte”- theksoi Topi.

Ai apeloi për përfundim korrekt të procesit, i cili përfundon ashtu si e parashikon ligji dhe standardet.

Takimi

Dite intensive takimesh per ambasadoret e Shteteve të Bashkuara, BE dhe OSBE-se ne vendin tone.

Ambasadori Aleksandër Arvizu, sëbashku me ambasadorin e Bashkimit Europian, Ettore Sequi dhe ate te prezences se OSBE-se, Eugen Wollfarth kane zhvilluar serish sot nje takim me kreun e shtetit, Bamir Topi.

Ata kane hyre ne ambientet e Presidences ne oren 11.00, ne nje takim qe zhvillohet pa pranine e mediave.

Takimi vjen vetem dy dite pas atij te zhvilluar me pare mes diplomateve dhe presidentit dhe ne qender mesohet se do te kete pikerisht situaten paszgjedhore ne vend.

Takimi i se premtes me Ramen

Mbremjen e se premtes ata jane takuar me kreun e Partise Socialiste Edi Rama. Menjehere pas takimit, duke iu pergjigjur interesit te madh te gazetareve, ambasadori i SHBA-se, Arvizu tha se qendrimi i tij eshte i njejte me ate te ndihmës Sekretarit Amerikan te Shtetit Filip Gordon, i cili ne deklaraten e tij te me hershme deklaroi se “politikanët shqiptarë duhet të përqendrohen në shkëmbime konstruktive, në vepra që i shërbejnë një vendi me një të ardhme në Bashkimin Evropian dhe jo tek retorika apo veprimet negative, që vetëm e denigrojnë këtë proces”

Kryesocialisti Rama prej dy ditësh ka kërkuar ndihmën e ambasadorëve për të ndalur atë që ai e ka quajtur, vjedhje të votës. Në konferencën për shtyp të ditës së sotme, Rama iu drejtua faktorit ndërkombëtar duke kërkuar ndihmë sa nuk është vonë per Shqiperine.

© Panorama.al

Te lidhura