Arvizu: Paketa e PS, bazë për nisjen e dialogut

Sep 28, 2011 | 16:12

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu tha sot se paketa prej 10 pikash e propozuar nga Partia Socialiste është një bazë që palët të hyjnë në dialog me njëra-tjetrën.

Ai tha se procedurat dhe rregullorja e parlamentit janë diçka e rëndësishme, është në dorën e partive nëse do të zgjedhin të dialogojnë apo jo.

Arvizu citoi kreun e vëzhguesve të ODIHR në zgjedhjet e 8 majit, Jonathan Stonestreet, duke kujtuar se e rëndësishme është që të ecet përpara me një ritëm që nuk ha shumë kohë, pai sipas tij, mjaft kohë është humbur.

Lidhur me marrjen e statusit kandidat, diplomati amerikan tha se të gjitha palët kanë përgjegjësi për refuzimin. Bojkoti i opozitës nuk e ka ndihmuar agjendën , por sipas Arvizusë, ka qenë detyrë e maxhorancës që të bëntë hapa konkret drejt dialogut.

“Flasim kaq shumë për kompromisin, mendoj që maxhoranca duhet të japë propozime më realiste që opozita t’i pranojë ose të paktën t’i shqyrtojë.”- tha ai.

Komentet, Ambasadori Arvizu i bëri pas seminarit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

© Panorama.al

Te lidhura