ELBASAN- Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka shprehur sot mbeshtetjen e plote per deklaraten e bere nga zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë, Tomas Kantrimen, duke pranuar se qendrimi eshte i qarte e duhet lexuar me kujdes.
Gjate nje pronocnimi pas ceremonisë së betimit të 39 vullnetarëve të Korpusit të Paqes në mjediset e Teatrit “Skampa”, Arvizu e cilësoi intervistën e Kantrimen, “konçize dhe të kuptueshme lidhur me situatën zgjedhore në Shqipëri”.
“Dje, z. Kantrimen ka dhënë një intervistë për situatën zgjedhore në Shqipëri, e cila ishte e thjeshtë, konçize dhe mjaft e kuptueshme. Nëqoftëse e keni lexuar me kujdes deklaratën e Z. Kantrimen, do të kuptoni se nuk ka asnjë pyetje përsa i përket qëndrimit të SHBA ndaj situatës”, tha Arvizu.
Ai kerkoi leximin e plote, e te sakte te asaj qe ka thene Kantrimen dhe jo vecim pjesesh qe mund t’i interesojne njerit apo tjetrit.
© Panorama.al











