UPDATE- Mbyllet numerimi ne KZAZ-ne 49, nje njesine numer 5. Sipas procesverbalit te KZAZ, ne kete kuti te fundit, kryeson kandidati socialist Edi Rama me 66 vota ne avantazh te kandidatit demokrat Lulzim Basha.
Ne kutine e fundit ate me numer 1854/1 jane keto rezultate
Rama 220
Basha 154
Diferenca prej 66 vota, rrezon kryesimin e Bashes, duke nxjerre Ramen ne krye me 10 vota ne total.
Mbyllja e numerimit u shoqeruar me nje situate kaotike, pasi ende pa dale ende procesverbali final i kutise se fundit, vezhguesit e paleve, nisur nga llogarite e tyre kane dale ne rruge duke festuar,s e bashku me qindra militante.
Numerimi ka ecur me ritme te shpejta, pasi eshte punuar me numerimin e kutive per kryetar ne te gjitha tryezat e numerimit.
Numerimi i deritanishem ne kete njesi, flet per nje avantazh te lehte te Rames, per kutite e numeruara.
Ne kutine 1851
Rama 244 vota
Basha 235 vota
Ne kutine 1854
Rama 220 vota
Basha 166 vota
Ne kutine 1851/1
Rama 229 vota
Basha 198 vota
Ne kutine 1852
Rama 320 vota
Basha 272 vota
Ne kutine 1853
Rama 362
Basha 311
Numerimi
Vijon numerimi per kryetar ne 5 tryeza numerimi ne KZAZ-ne 49, ne njesine bashkiake numer 5, prej nga vuloset edhe kryetari i ardhshem i bashkise se Tiranes.
Per pershpejtimin e procesit u ra dakord qe te numerohet vetem per kryetar bashkie, nderkohe qe ne fillim u tha se do te numerohej ne tre syresh, kyrse ne dy te tjerat do numerohej per keshillin bashkiak.
Grupet e numerimit kane hyre pas ores 10.00 ne ambientet e brendshme te Shkolles “Vasil Shanto”, jane pozicionuar neper tavolina per te nisur punen.
Mbyllja e 8 kutive qe ende presin te numerohen do te vulose edhe fituesin e gares per kreun e bashkise se kryeqytetit, qe po mban aktualisht peng rezultatin e ketyre zgjedhjeve.
Numerimi ishte parashikuar te niste ne orën 08:00 grupet e numërimit nuk u grumbulluan ne kohe dhe tavolinat ne ate ore ishin ende te zbrazura.
Ndryshe nga numeruesit te perpikte ne orar kane qene vëzhguesit e huaj qe presin ne ambientet e jashtme të shkollës Vasil Shanto, ku është instaluar KZAZ 49.
Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu dhe ambasadori i BE-së Ettore Sequi kane mberritur ne KZAZ 49, qe eshte bere tashme si stacioni i tyre, prej nga vezhgojne nga afer procesin shume te debatuar mes paleve.
“Ne jemi të parët sepse jemi të përpiktë dhe kemi shumë inters për procesin e numërimit të votave”- ka thene ambasadorit të BE-së Sequi, në orën 09: 20 minuta në KZAZ 49.
© Panorama.al











