Arvizu: Debat televiziv nëse Rama e Basha garojnë për Tiranën

Mar 10, 2011 | 16:00

KUKËS- Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka vlerësuar shumë pozitivisht regjistrimin e PS-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që do pasojë pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet për organet e pushtetit vendor. Deklarata është bërë nga qyteti i Kukësit, ku Arvizu ndodhej gjatë një vizite dhe takimi me krerët e pushtetit vendor.

Diplomati amerikan ka bërë apel për një fushatë të qytetëruar e dinjitoze, shoqëruar me debate në media.

Madje, sipas tij, nëse Edi Rama do të rikandidojë sërish për Tiranën dhe nga PD-ja, kandidati do të jetë ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ata të dy duhet t’i nënshtrohen një debati televiziv.

Arvizu ka përsëritur thirrjen e tij për rrugën e dialogut mes palëve, duke theksuar se zgjedhjet vendore janë shumë të rëndësishme për vendin dhe zhvillimin e tij.  Per kete qellim, sipas tij, partite duhet te bashkepunojne mes tyre dhe me KQZ-ne ne permbushje te ketij misioni.

© Panorama.al

Te lidhura