Ambasadori amerikan ne vendin tone, Aleksandër Arvizu kerkon nga palet politike te presin me qetesi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, e nderkohe te mos shprehen per rezultatet.
Gjate nje prononcimi per mediat, Arvizu ka pranuar se procesi ka hyre ne rrugen e vet ligjore dhe per kete duhet pritur me durim.
“Presim që procesi i zgjedhjeve të vijojë në rrugën ligjore. SHBA-te dhe Bashkimi Europian duan që procesi të vijojë sipas ligjeve në fuqi” ka thene Arvizu.
Nje dite me pare, Arvizu nga Elbasani deklaroi se ishte plotesisht mbeshtetes i deklarates se dhene nga zëvendësndihmës sekretari të shtetit Thomas Countryman. Sipas tij, deklarata eshte e qarte dhe ajo duhet lexuar e plote e me kujdes.
© Panorama.al











