TIRANË- Duke ritheksuar rëndësisnë e madhe që kanë për Shqipërinë zgjedhjet për pushtetin vendor, ambasadori i SHBA-së, në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka pranuar se ‘beteja’ më e madhe bëhet padyshim për Tiranën. Gjatë një ceremonie për
50-vjetorin e krijimit të korpusit të paqes, Arvizu theksoi se njësoj ndodh edhe me zgjedhjet në Amerikë, ku debati më i madh bëhet për Uashingtonin.
“Tirana dhe qeverisja qëndrore është thelbi i gjithë debateve, ashtu siç është edhe në Ëashington gjatë zgjedhjeve”- ka thënë ai. I pranishëm në ceremoni ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, tashmë zyrtarisht kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës.
Basha ka falenderuar ambasadorin amerikan Arvizu për vëmendjen që i kushton zhvillimeve në Shqipëri dhe ka falenderuar për punën që bën Korpusi i Paqes në vendin tonë.
© Panorama.al











