“Arrestoni Ramën”- Qytetarët marshojnë nga bulevardi te Komisariati nr.3: Parlamenti i krimit! 140 deputetë, që të gjithë analfabetë!

Jul 25, 2026 | 22:03

Nuk ndalet rezistenca qytetare në rrugët e Tiranës.

Pas protestës së 56-të para Kryeministrisë, mijëra protestues marshuan në bulevard me destinacion Komisariatin nr. 3, ku do kërkojnë lirimin e të arrestuarve para parlamentit ditën e enjte.

protesta sot1

sheshi qytetare plot

Me këngë patriotike, thirrje, simbole kombëtare, parulla e pankarta, ata marshuan drejt zonës së ‘Ushtarit të Panjohur” për të marrë rrugën për në zonën e “Mine Peza”, ku ndodhet Komisariati.

protesta10

bul;evardi plot proteste

Aty mbahen 2 nga protestuesit e arrestuar, një djalë dhe një vajzë.

rruga proteste

Thirrje të tjera ishin edhe:

“Rama ka siklet”, “Arrestoni Ramën”, “Ndryshim sistemi”, “Poshtë diktatura”, “Marshoni”, “Bashkohuni me ne”, “Parlamenti i krimit”, “Shqipëria e shqiptarëve”, “Revolucion”, “Poshtë patronazhistët”, “Rama jepe dorëheqjen”.

muzeu2

muzeu1

Por edhe thirrja:

“140 deputetë, që të gjithë analfabetë”.

protesta10

© Panorama.al

Te lidhura