Protestuesit e tubimit të 34-t kanë vijuar marshimin në këmbë drejt Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, ku mbahen disa nga qytetarët e arrestuar pas përplasjeve të forta të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit ditën e djeshme.
Gjatë marshimit kilometrik, turma ka thirrur në kor “Arrestoni Ramën!”, ndërsa janë dëgjuar edhe slogane të tjera të ashpra drejtuar kryeministrit dhe kreut të PD-së.
“Rama, Sala, f*ck you!”, ishte një nga thirrjet e përsëritura në mënyrë të njëzëshme nga protestuesit.
Por, refreni i këtij marshimi ka qenë thirrja “lironi çunat”, duke iu referuar protestuesve të arrestuar para Parlamentit, ku dhe u dhunuan nga forcat e policisë.
© Panorama.al















