EMRI/ Arrestohet tutorja e dytë kineze, vajzat e huaja i shfrytëzonte për prostitucion në Tiranë, fotot ia publikonte në “Escort Tirana”! Njërës i mori 15 mijë euro për…

Aug 24, 2024 | 9:27

Policia e Tiranës thotë se ka arrestuar tutoren e dytë kineze, e cila në bashkëpunim me një shtetase tjetër të arrestuar dy ditë më parë shfrytëzonin për prostitucion në kryeqytet vajza të huaja.

prostitucioni-ne-shqiperi

Në vijim të operacionit “Red Light 2”, policia thotë se vuri në pranga shtetasen Na Dong, 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Kinezja u vu në pranga në Rinas në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se Na Dong,  duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

“38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara”, tha policia.

LEXO EDHE: Fotot i publikonin në faqen “Escort Tirana”/ Zbardhen detaje si funksiononte rrjeti i prostitucionit! Vajzat donin të hiqnin dorë nga shfrytëzimi! Si tutoret kineze i zhvatnin deri në 15 mijë euro

 

Njoftimi i policise

Vijon operacioni policor i koduar “Red Light 2”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë dhe Komisariati i Policisë Rinas.

Arrestohet një 38-vjeçare, shtetase kineze, e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ato të Komisariatit të Policisë Rinas, në zbatim të planit të masave të përbashkët për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se në pkk Rinas, do të kalonte një shtetase në kërkim, për shfrytëzim prostitucioni, kanë vijuar operacionin policor të koduar “Red light 2”.

Si rezultat i tij u ndalua shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal.

38-vjeçarja së bashku me shtetasen Y. Y., 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy shtetaset e arrestuara, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

© Panorama.al

Te lidhura