NEW YORK- Një shqiptar rezident në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po përballet me akuza për terrorizëm. Për të ekziston dyshimi se ai i ka dërguar para një organizate xhihadiste në Pakistan, më të cilën kishte planifikuar që të bashkoheshe më vonë.
Sipas autoriteteve amerikane, Hasbajrami mban dy nënshtetësi, amerikane dhe shqiptare.
Arrestimi i tij është bërë të enjten, ndërsa kishte prerë biletën dhe po udhëtonte për në aeroportin John F. Kennedy. Gjatë arrestimit ai mbante me vete, një çantë, tendë, çizme dhe veshje te tjera.
Agron Hasbajrami, një banor i ligjshëm i Bruklinit në New York, u paraqit në gjykatë këtë të premte vetëm dy ditë përpara se amerikanët të shënojnë 10 vjetorin e sulmeve terroriste.
Siç raporton, AFP akuzat që rëndojnë mbi shqiptarin nuk kanë lidhje me kërcënimet e marra se fundi në Nju Jork për sulme terroriste në prag të përvjetorit të 11 shtatorit.
Hasbajrami, 27 vjeç, që mendonte të vdiste si martir në Pakistan , i ka dërguar 1.000 $ një individ i cili përfaqësonte një organizatë xhihadiste në Pakistani, dhe në disa biseda të zbardhura është shprehur edhe plani i tij për të udhëtuar drejt Pakistanit për t’ju bashkuar grupit.
Akuza ka zbuluar gjithashtu një shënim të Hasbajramit ku thuhet “ Mos prisni për pushtimin, është koha e martirizimit”
Në rast se Hasbajrami shpallet fajtor, mund të dënohet deri në 15 vite burg.
© Panorama.al











