Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar marrjen nën hetim nga SPAK të deputetes së PS-së, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për kryerjen e veprimeve aktive “që pengojnë zbulimin e së vërtetës” në rastin e dosjes së Erion Veliajt, i cili u arrestua ditën e djeshme (10 Shkurt) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.
Berisha u shpreh se Klotilda Bushka, vitin e kaluar, ka propozuar me amendament oral që të shtoheshin 500 mln lekë për inceneratorin e Tiranës.
Sipas, kryedemokratit është e ndaluar me Kushtetutë, duke theksuar se duhet të miratohet ose të merret aprovimi nga Ministria e Financave.
“E kam denoncuar unë para, e kam denoncuar me dhjetëra herë unë. A e dini çfarë është kjo Bushka ju? Kjo ngrihet vitin e kaluar në Parlament, në një rast historik, propozon t’i shtohet 500 mln lekë djegësit të Tiranës. Por Kushtetuta e lejon deputetin me kushtin që ta dorëzojë amendamentin ta miratojë Ministria e Financave, kurse zonja ky quhet “amendament oral”. Veliaj shembte shtëpitë se thoshte janë pronat e Klotilda Bushkës. Është kriminele më shumë se ai.
Pse quaj atë, Rama është me keq, fuste amendament oral. Nuk lejohet 1 qindarkë të propozojë Kuvendit pa fjalën e Ministrisë se Fiancave. Janë grahmat e fundit të këtij Kuvendi”, tha Berisha.
Deputetja e PS, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, reagoi ditën e sotme lidhur me hetimet ndaj saj duke u shprehur se çdo sqarim do të japë aty ku duhet.
Ndërsa sa i takon çështjes së dinjiteti, u shpreh se ka qenë dhe do jetë e tillë.
“Ju sqaroj që ky është një komision ligjesh dhe jo komision hetimor, unë jam drejtuese e komisionit të ligjeve dhe jam duke ushtrua detyrën time. Nëse kam diçka për të sqaruar do ta sqaroj atje ku sqarohen. Sa i takon cështjes së dinjitetit unë kam qenë e dinjitetshme, jam dhe do jem”, tha Bushka.
“Deri në këtë fazë kontatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë te dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim, K.B ka kryer veprime aktive të kundraligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues…,” tha SPAK në njoftim, qe i referohet deputetes se PS.
© Panorama.al











