Reagime të shumta nga liderë nga e gjithë bota pasuan njoftimin e presidentit serb për arrestimin e të shumëkërkuarit për krime lufte, Ratko Mlladiç.
Arrestimi i Ratko Mlladiçit është një ditë historike për drejtësinë ndërkombëtare, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun.
Ndërkohë, komisioneri europian për zgjerimi, Shtefan Fyle, tha se “Serbia ka dëshmuar se e ka kuptuar rëndësinë e pajtimit në rajon”.
“Drejtësia është e ngadalshme, por e arritshme”, tha kryeministri slloven, Borut Pahor, duke uruar Serbinë për kapjen e njeriut, i cili “ka qenë simbol i genocidit në Srebrenicë”.
Ministri i Jashtëm suedez, Karl Bild, tha se “perspektiva evropiane për Serbinë tani është më e ndritshme se kurrë”.
© Panorama.al











