Arrestimi i Mlladiç, Berisha: Triumf për drejtësinë

May 26, 2011 | 20:27

Kryeministri, Sali Berisha e ka quajtur triumf i drejtësisë ndërkombëtare arrestimin e kriminelit serb të akuzuar për krime lufte, Ratko Mlladiç.

Nëpërmjet një deklarate të faqes zyrtare të kryeministrisë, Berisha ka përshëndetur arrestimin e tij.

“Arrestimi i Ratko Mlladiç njërit prej figurave me gjakësore më famëzeza në historinë  e Ballkanit dhe të Europës, përgjegjës kryesor dhe direkt për genocidin dhe barbarinë serbe në  Bosnje në tërësi dhe në Srebenicë në veçanti,  ku organizoi  shfarosjen në pak ditë të 8000 mijë fëmijëve burrave dhe grave të pafajshme.”- thuhet në deklaratë

Arrestimi, ndonëse i vonuar i autorit të genocidit dhe masakrave më të mëdha që Europa ka njohur pas luftës së dytë  botërore, thuhet më tej në deklaratë, është triumf  i drejtësisë ndërkombëtare dhe ngushëllim i madh për shpirtrat  mijëra e mijërave viktimave të pafajshme dhe familjeve te tyre.

Pas njoftimit të presidentit Tadic për arrestimin e kriminelit të shumëkërkuar, kanë qenë të shumta reagimet e liderve botërore, nga BE dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe rajoni. Ministria e Jashtme, me herët e përshëndeti arrestimin e Mlladiç.

© Panorama.al

Te lidhura