Arrestimi i Erion Veliajt me urdhër të SPAK, kryeministri Rama anulon takimet në Shkodër dhe niset drejt Tiranës

Feb 10, 2025 | 14:42

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhej në Shkodër, ka anuluar të gjitha takimet dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me urdhër të SPAK.

edi rama selia e PS

Gazetari Senad Nikshiqi raporton se kreu i qeverisë kishte planifikuar një drekë me zyrtarë dhe kryetarë bashkish të PS, si edhe një takim me strukturat e kësaj force politike në Shkodër, por i ka anuluar duke u nisur drejt kryeqytetit.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të SPAK mesditën e sotme.

Ai ndodhej në ambientet e Bashkisë Tiranë kur u shoqërua nga agjentët e BKH-së drejt bllokut të sigurisë “Mine Peza”.

Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa. Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.

Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt.

LEXONI EDHE: 

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj

Agjenda e Ramës në Shkodër:

Inspektim fillim punimesh Rr e Komanit, 11:00 – 11:30

Prezantim: Muzeu i Kujteses dhe Xhamia Shkodres, 12:00 – 13:30

Inspektim Rikonstruksion i Rrugeve Fermentim, 13:40 – 14:10

Inspektim rruga Shiroke Zogaj, 14:30 – 15:00

Dreke ne Zogaj, Monday, 15:00 – 16:00,

Takim me te deleguarit e qarkut Shkoder, 16:30 – 18:00

Kthim ne Tirane, 18:00 – 19:30

© Panorama.al

Te lidhura