“Arresti shtëpiak”, Kushtetuesja i dha të drejtë Berishës, zbardhet VENDIMI

Mar 3, 2026 | 17:00

GJK ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesën e Sali Berishës, për masën e arrestit shtëpiak vendosur ndaj tij nga GJKKO në kuadër të hetimeve për çështjen e kompleksit “Partizani”. 

sali berisha gjykata kushtetuese

Në vendim thuhet se gjykatat më të ulëta janë mbështetur në të njëjtat argumente të fazës fillestare, pa paraqitur rrethana apo prova të reja që justifikonin vijimin e një mase kaq kufizuese për disa muaj. Sipas Kushtetueses, pas një periudhe të gjatë zbatimi, “arresti në shtëpi” kishte humbur funksionin e masës së sigurimit dhe ishte kthyer praktikisht në një ndëshkim.

Megjithatë, Gjykata nuk shfuqizoi vendimet e mëparshme, pasi masa ndaj Berishës ishte zëvendësuar ndërkohë me “detyrim paraqitjeje”, duke u mjaftuar me konstatimin e shkeljes së të drejtës për liri personale.

© Panorama.al

Te lidhura