TIRANE- Banka Boterore do te vazhdoje te mbeshtete vendin tone me zbatimin e nje sere projektesh. Deklarata eshte bere sot nga Drejtorja e Bankës Botërore dhe Koordinatore Rajonale për Europën Jugore, Jane Armitage, gjate takimit me kryeministrin, Sali Berisha.
Armitage theksoi se investimet e bëra në infrastrukturë janë impresionunese të cilat i kanë dhënë nje shtysë të madhe zhvillimit të turizmit në Shqipëri.
“Mbështetja e Bankës Botërore do të vazhdojë në sektorët kyc si nëpërmjet investimeve ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve menaxhuese të institucioneve”- tha ajo.
Sipas saj, po pergatiten disa projekte për përmirësimin e furnizmin me ujë në qytetet kryesore të shoqëruara me masa për rritjen e performancës të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizime në ofrimin e shërbimeve.
Nderkohe, kryeministri Berisha shprehu falenderimet për bashkëpunimin dhe ecurinë shumë të mirë të projekteve të financuara nga Banka Botërore në Shqipëri. Ai theksoi se është bërë progres i dukshëm në ecurinë e projekteve në fusha të tilla si arsim, bujqësi, infrastrukturë, reformat ekonomike dhe sociale.
Në mënyrë të vecantë Kryemnistri përmendi vëmëndjen maksimale që i ka kushtuar reformës së menaxhimit të tokës dhe se Task Forca e drejtuar prej tij do të monitorojë në mënyrë rigoroze ecurinë e reformës si edhe të projektit të BB që e mbështet atë.
© Panorama.al











