VIDEO/ Arjan Ndoja në Kuvend: Kam nënshkruar për çdo kandidat që shprehu interes për Avokatin e Popullit! Të respektojmë procedurën e t’i japim fund ngërçit

Dec 11, 2025 | 12:32

Deputeti i PD-së, Arjan Ndoja tha në Kuvend se nëse do të ketë vullnet politik, ngërçit prej më shumë se tre vitesh për Avokatin e Popullit mund të zgjidhet.

Duke përmendur procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Ndoja tha se PD ka dhënë pëlqim për të gjithë kandidatët që kanë hyrë në garë dhe jo për emra specifikë. Vetë, tha deputeti, ka nënshkruar firmat për të gjithë kandidatët që kanë shprehur interes për këtë post.

“Unë personalisht i kam nënshkruar të gjithë kandidatët që kanë shprehur interes për Avokat Populli dhe ligjërisht mendoj se jam në rregull. Procedura e emërimit të avokatit të popullit kalon nëpër disa faza. Baza ligjore kryesore është neni nr. 111 i rregullores së Kuvendit dhe parashikon dy faza, e para shprehja e interesit të kandidaturave.

E dyta, pas dëgjesës publike është mbështetja ku një numër i caktuar deputetësh, jo më pak se 28, i japin mbështetje një kandidati për të ardhur në seancë plenare për votim.  Votimi i fshehtë ka të bëjë me personat. Nëse ndonjëri nga deputetët e opozitës duhet të kishte nënshkruar vetëm për njërin nga kandidatët, atëherë do kishte deklaruar publikisht qëndrimin e tij dhe votimi në fshehtësi do ishte në shkelje të rregullores.

Ky është arsyetimi se pse i kemi dhënë nënshkrimin çdo personi që ka marrë pjesë në garë. Për mbështetjen, kodi i procedurës civile dhe penale, parashikon që subjektet proceduriale brenda afatit të ankimit të heqin dorë nga e drejta e ankimit.

Që dmth se ky vullnet nuk ekziston më. Nëse ka vullnet politik që ta zgjedhë opozita Avokatin e Popullit, le të respektojmë procedurën. Kanë kaluar 3 vite. Propozimi i PD nuk është për asnjë nga kandidatët, është dhënë pëlqimi vetëm për të hyrë në garë.

© Panorama.al

Te lidhura