
TIRANE- Lirohet per mungese provash, i dyshuari per vrasjen e pronarit te argjendarise. Vendimi per lirimin e 27-vjecarit nga Kosova Nexhat Mulaj eshte marre sot nga Gjykata e Tiranes.
Ai akuzohej per vepren penale të vrasjes me pasojë vdekjen e shteasit Rrapo Sinanaj 59-vjec dhe për armëmbajtje pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 copë karta identeti në emër të autorit Nexhar Mulaj, ku 4 prej tyre ishin lëshuar nga autoritet kosovare, ndërsa 1 kartë lëshuar nga autoritet shqiptare.
Gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorise caktoi dy herë rrjesht masën e sigurisë burg me afat 30 ditor, në mënyrë që t’i jepej kohë Prokurorisë dhe policisë për mbledhjen e provave të tjera për vërtetimin e autoresisë.
© Panorama.al











