Apolonia ka barazuar duke u ngjitur direkt në Superiore, ndërsa Besëlidhja dhe Mamurrasi do të luajnë nga një ndeshje shtesë me Dinamon dhe Shkumbinin.Pas vetëm një sezoni, Apolonia më në fund ka arritur të realizojë objektivin e saj, ngjitjen në Kategorinë Superiore, duke iu bashkuar ekipeve të tjera si Pogradeci, Tomori dhe Kamza. E, ndërsa luanin dje sfidën e fundit të kampionatit ndaj Tërbunit, fierakët ishin gjithë sy e veshë edhe nga ndeshja Besëlidhja-Mamurrasi, përfundimi i së cilës solli entuziazëm në stadiumin e Tërbunit. Ndonëse bardhejeshilët dhe pukjanët kanë ndarë nga një pikë në takimin e djeshëm, që ishte edhe i fundit për këtë sezon, nuk ka munguar festa. Hapja e shisheve të shampanjës nga Apolonia ndezi akoma më shumë atmosferën në stadiumin “Ismail Xhelili”. Më e bukura e kësaj sfide ishte që, përveç lojtarëve, edhe dy tifozëritë e skuadrave respektivë janë bërë një, teksa kanë festuar gjatë gjithë kohës, pa u ndikuar aspak nga reshjet e dendura të shiut që nuk pushoi për asnjë çast, ngjitjen e fierakëve në elitën e futbollit shqiptar. Tani i mbetet Tërbunit të realizojë objektivin: mbijetesën në të Parën, nëpërmjet sfidës së play-out-it ndaj Skraparit. Ndërsa Besëlidhja dhe Mamurrasi kanë ndarë nga një pikë, do të luajnë nga një ndeshje shtesë, në përpjekje për të kaluar në Kategorinë Superiore. Rivalët e lezhjanëve, Apolonia, ka marrë një pikë në Pukë dhe ka siguruar direkt kualifikimin. Në përfundim të kampionatit, Besëlidhja e Mamurrasi janë në play-off. Kamza e vendit të dytë ka humbur në Lushnjë. Vendasit kanë arritur ta mbyllin denjësisht kampionatin, teksa ka mundur në “Roza Haxhiu” me rezultatin 1-0 kamzalinjtë. Ndonëse verdhejeshilët i morën tri pikët, ato, përveçse për statistikë, nuk u vlejnë për asgjë atyre. Sepse edhe këtë sezon dështuan sa i përket objektivit që kishin, ngjitjes në elitë. Megjithatë, në takimin e djeshëm, edhe pse trajneri Ilir Gjyla kishte hedhur në fushë lojtarë të rinj, ata bënë një paraqitje të mirë, ndonëse në një terren të rrëshqitshëm, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Në sfidat e tjera Ada e mbyll sezonin 2010-2011 në mënyrën më të mirë, duke mundur Gramshin me rezultatin 2-0. Gramshakët nuk mund të shmangin kështu play-out-in, ku do të luajnë edhe një ndeshje shtesë, e nëse fitojnë do të mund të qëndrojnë në Kategorinë e Parë. Suksesi për ekipin e drejtuar nga tekniku Kreshnik Krepi ka vlejtur më tepër për një ngjitje në tabelën e klasifikimit, pasi velipojakët e kishin siguruar mbijetesën. Ashtu siç edhe ishte premtuar, Ada nuk ka toleruar aspak në këtë takim, duke i bërë një mbyllje të bukur këtij sezoni në fushën e vet. Nga ana tjetër, miqtë nuk kanë mundur t’iu bëjnë ballë vendësve, e tani kanë një mundësi të fundit për të mbijetuar.
Partizani
Gjirokastritët nuk e kanë zhvilluar takimin me Partizanin, pasi “vogëlushët” e Ylli Shehut nuk kanë zbritur në tapetin e blertë të stadiumit “Gjirokastra”. Për motive që tashmë dihen, Partizani e ka mbyllur sfidën e fundit ndaj bluzinjve të Mustafa Hysit me humbjen në tavolinë dhe gjirokastritët koleksionojnë kështu fitoren e 9-të në shtëpi. Formacioni nuk ka qenë i plotë në grumbullimin për nisjen në Tiranë, ndërkohë që probleme ka pasur dhe me autobusin.
Kategoria Parë/ Java 30-të
Të dielën
Pogradeci-Burreli 4-2
Raboshta 2′, Eminhazeri 39′, Balla 65′, Elmazi 80’/ Beshka 71′, Kuleni 86′
Dje, ora 16:00
Tërbuni-Apolonia 2-2
Pirani 85′, 88’/ Meto 4′, Pepa 8′
Vlora-Gramozi 2-0
Strati 39′, D.Hoxha 71′, 77’/ Saliko 63′, Lena 74′(p)
Bilishti-Tomori 0-2
Çaushaj 74′, K.Arbri 90′
Besëlidhja-Mamurrasi 1-1
Shala 63’/ Ivanaj 38′
Ada-Gramshi 2-0
Gjini 20′, Pepa 90+2′ (p)
Lushnja-Kamza 1-0
Çutra 12′
Luftëtari-Partizani (s’u luajtë)
Miqtë nuk u paraqitën
Renditja
Nr. Ekipi ND F B H P
1. Pogradeci 30 22 2 6 68
2. Tomori 30 20 3 7 63
3. Kamza 30 17 9 4 60
4. Apolonia 30 18 6 6 60
5. Besëlidhja 30 16 9 5 57
6. Mamurrasi 30 13 4 13 43
7. Lushnja 30 12 3 15 39
8. Gramozi 30 12 3 15 39
9. ADA 30 11 4 15 37
10. Burreli 30 10 6 14 36
11. Vlora 30 10 4 16 34
12. Luftëtari 29 9 7 13 34
13. Gramshi 30 8 7 15 31
14. Tërbuni 30 8 7 15 31
15. Bilishti 30 8 3 19 27











