TIRANË- Një ditë pas deklaratës së mbërritur nga Brukseli për domosdoshmërinë e nisjes së dialogut dhe reformës zgjedhore në vend, me të njëjtin apel i është drejtuar Shqipërisë edhe kreu i OSBE-së, Ministri i Jashetm i Lutuanise, Audronius Ažubalis.
Sipas tij, Shqipëria duhet të ecë përpara me reformat, të tejkalojë ngërcin politik dhe të kapërcejë polarizimin dhe mosbesimin.
“Polemika e vazhduar rreth procesit të ankimit pas zgjedhjeve vendore të 8 Majit ka theksuar nevojën për reforma të mëtejshme zgjedhore, por ajo ka treguar mbi të gjitha nevojën urgjente që dy partitë më të mëdha politike të veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. U bëj thirrje qeverisë dhe partive opozitare që ta kapërcejnë polarizimin dhe mosbesimin e thellë e t’i japin fund ngërçit politik në vend,” thuhet ne deklaraten leshuar nga OSBE.
Sipas tij, OSBE mbetet në pritje të vlerësimit përfundimtar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), e cila mund të mbështesë këtë proces, por nuk mund të ketë asnjë vonesë në vendosjen e dialogut politik. “Ky hap i parë është i domosdoshëm për funksionimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, dhe më në mënyrë të veçantë Parlamentit”- thote ai.
OSBE shprehet e gatshme të ndihmojë vendin në rugën integruese, por insiston se liderët politikë duhet t’i kthehen dialogut. “OSBE-ja, përfshirë edhe Prezencën e saj në Shqipëri, dhe ODIHR-i mbeten të gatshme që të mbështesin qeverinë dhe partitë politike që të bien dakord, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe në mënyrë transparente, për një axhendë më të gjerë të reformave, përfshirë edhe reformat zgjedhore”- perfundon deklarata.
© Panorama.al











