Anulohen rezultatet e Green Card për vitin 2012

May 13, 2011 | 22:05

Administrata e Presidentit amerikan, Barak Obama, ka njoftuar se rezultatet e lotarisë së “Green Card-es” për vitin 2012 do të anulohen ndërsa lotaria do të përsëritet për shkak të një gabimi kompjuterik.

Lajmi është bërë publik megjithëse tashmë mijëra persona e kanë marrë informatën se kanë fituar nga programi special i vizave për SHBA-të, ka raportuar Radio Kombëtare amerikane, NPR.

Për lotarinë e vitit 2012 kanë aplikuar 15 milionë njerëz nga e gjithë bota,  me shpresën se do jenë një nga 50 mijë fituesit e mundshëm.

Rezultatet e tërheqjes së re, sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, do të bëhen të ditura në mes të muajit korrik, diku pa dates 15.

Me hollesisht mund te lexoni ne kete link: http://www.dvlottery.state.gov/

© Panorama.al

Te lidhura