PRISHTINE- Raundi i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i planifikuar të mbahej sot është anuluar, për shkak se, siç thuhet, delegacioni i Beogradit ka kundërshtuar agjendën e paraparë.
“Dialogu nuk është zhvilluar, sepse pala serbe nuk ka qenë e gatshme për të vazhduar bisedimet”, transmetojnë agjencitë e huaja deklaratën e ndërmjetësit evropian në dialog, Robert Kuper.
“Situata në portat në veri të Kosovës nuk është pjesë e dialogut dhe as temë e çfarëdo negociatave të ndara me Serbine”, ka thënë Kuper.
Ai tha se bisedimet do të vazhdojnë kur “delegacioni serb të jetë i gatshëm për t’u riangazhuar”.
Kjo shtyrje pason takimet e ndara që ndërmjetësit ndërkombëtarë kanë zhvilluar në Bruksel me negociatorët kosovarë dhe dhe ata serbë.
Në këtë raund të bisedimeve Prishtina dhe Beogradit është dashur të diskutojnë për energjinë, telekomunikacionin dhe bashkëpunimin rajonal. (rel)
© Panorama.al











