Petagogu Ermal Hasimja u shpreh i befasuar nga balanca e sondazhit së Notosondaggi, publikuar nga News24, ku Florjan Binaj ka një diferencë të ngushtë me socialisten Ogerta Manastirliu.
Sipas të dhënave të publikuara Ogerta Manastirliu, kandidate e mbështetur nga Partia Socialiste, rezulton të ketë mbështetje mes 42% dhe 46% të votuesve të anketuar.
Nga ana tjetër, Florjan Binaj, kandidat i pavarur i mbështetur nga opozita, shënon një rezultat shumë të afërt, me mbështetje që varion nga 40% deri në 44%.
Nisur nga ky rezultat, Hasimja theksoi se është rezultat interesant, pasi Binaj ende nuk e ka nisur fortë fushatën elektorale, ndryshe nga Manastirliu.
“Kur shikon sondazhin, akoma nuk ka filluar fushatën Binaj, vetëm tre video ka bërë. Nuk ka filluar fushatën dhe është praktikisht në barazim me Manastirliun e cila e ka filluar fushatën me kohë.
Më shumë gjasë dhe po ta bëjë nuk do i ndryshoj ndonjë gjë të madhe se është në vijimësi, ndërkohë që Binaj nuk është prezantuar plotësisht. Ky është rezultat shumë interesant. Jam i befasuar, se prisja se nga perceptimi që socialistët janë shumë të fortë, të reflektohej më tepër. Me sa duket është e kundërta”, tha Hasimja.
© Panorama.al












