TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka nisur mbledhjen e pare te dites se sotme me shqyrtimin e ankesës së kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për bashkinë e Policanit.
Kandidati ankohet per parregullsi në dy qendra votimi ato me numer 3578 dhe 3581. Përfaqësuesi ligjor i ankuesit, Çaush Qato ka deklaruar gjate mbledhjes se pretendohet per 25 fletë të deklaruara të pavlefshme ne menyre abuzive.
Sipas tij, ato flete nuk janë të pavlefshme dhe kjo duhet pare, gjithashtu në qendrën e votimit me numër 3578 është bërë ndërrimi i rezultateve të votimit mes dy kandidatëve, Zotkaj, shpallur fitues dhe Qato.
Sipas tij, votta qe i jane vendosur Zotkajt, 312 vota i takojne Qatos dhe per kete duhet te behet rinumerim ne kete zone.
© Panorama.al











