Angelina Jolie: Një ujëvarë për dhuratë!

Jan 8, 2012 | 14:17

Pas bujarisë së Justin Biber që i dhuroi për Vit të Ri një makinë “Mustang” mikut të tij më të mirë, menduam se kishim parë gjithçka. Por në fakt gaboheshim: rekordi i dhuratave ishte edhe më i çuditshëm. Atë e ka mundur Angelina Jolie, që për të dashurin e saj ka kaluar çdo pritshmëri. Për ditëlindjen e Brad Pitt, dhjetorin që sapo shkoi, ka blerë një ujëvarë. Aktorja ka bërë të sajin një terren mjaftueshëm të madh në Kaliforni që përfshin pjesën e ulët të një rrjedhe uji, me objektivin që t’i lejonte të shoqit që të krijonte nën rrjedhë, me ndihmën e arkitektit, një ujëvarë të famshme. “Brad gjithnjë ka ëndërruar një shtëpi ku të ndihej zhurma e ujit që rrjedh, dhe ka dashur që të dizenjojë çdo detaj të banesës së tij”, ka treguar një mik i çiftit për gazetarët.

© Panorama.al

Te lidhura