Plot 19% e femrave në vendin tonë dhe 5% e meshkujve janë anemikë. Të dhënat vijnë nga Ministria e Shëndetësisë. Sëmundja është prezente edhe te fëmijët. Rreth 17% e tyre në moshën 6-9 muajsh kanë nivele anemie, përfshi këtu 11% e fëmijëve që janë anemikë mesatarë. Sipas specialistëve, anemia ulet sa më shumë rritet niveli i edukimit të nënës. Sa i përket femrave në moshë të rritur, 16% e tyre konsiderohen anemike mesatare, ndërsa 3% e tyre kanë anemi të moderuar. Anemia sipas mjekëve nuk duhet neglizhuar, pasi ka pasoja për shëndetin. Sëmundja e anemisë në vendin tonë është më e përhapur në zonat rurale, se ato urbane. Femrat vuajnë më shumë se meshkujt prej saj dhe mjekët këshillojnë analiza të shpeshta të gjakut për të kontrolluar sëmundjen.











