
TIRANË- Ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar sot se ekonomia shqiptare, jo vetëm shënoi rritje falë reformave qeveritare, nderkohe qe perreth sundoi kriza, por politika e ndjekur eshtë vlerësuar nga ndërkombëtarët.
“Ekonomia shqiptare është vlerësuar edhe nga dy agjensitë e rëndësishme Moody dhe S&P. Dy agjensitë Moody dhe S&P në vlerësim afatmesëm e cilësuan si të qëndrueshme ekonominë shqiptare. Vlerësimi për një ekonomi stabël gjatë vitit 2011 vjen në një kohë kur agjensitë kanë deklaruar se ekonomitë e vendeve të rajonit janë stabël negative, dhe disa prej tyre edhe me një degradim nga viti i mëparshëm” tha Bode gjatë analizës së punës së ministrisë, gjatë vitit që sapo mbyllet.
Sipas Bodes, rritja ekonomike është shënuar në një kohë kur kriza globale sfidoi vende shumë të fuqishme.
“Reformat e qeverisë kanë mundësuar një rritje më të lartë të ekonomisë shqiptare nga vendet e rajonit dhe më të lartë edhe nga disa vende të Europës. Kjo analizë vlerësoi se në Shqipëri borxhi i jashtëm është rritur me 7 pikë përqindje nga vitit 2005 duke qenë më i uleti në të gjithë rajonin. Vlerësimi që bënë ekspertët e FMN-së ishte se në Shqipëri autoritet përdorën mekanizma të veçanta për të zbutur krizën në vend. Shqipëria ishte i vetmi vend që zbatoi stimulin fiskal, vendi përfitoi nga niveli i borxhit”, tha Bode.
© Panorama.al











