Analisti Edvin Kulluri: Dy ministra të afërt me Ramën ‘fluturuan’ nga qeveria pas tentativave për investime nga kompani iraniane në Shqipëri

Oct 20, 2025 | 22:58

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, zbuloi se në vitin 2018 dy ministra të qeverisë Rama u larguan, pas tentativave për investime nga kompani iraniane në Shqipëri.

Sipas tij, largimi i këtyre ministrave lidhet me tentativa për të futur në tregun shqiptar kompani iraniane, të cilat, sipas Kullurit, ishin të kamufluara përmes bashkëpunimeve me banka perëndimore dhe synonin të investonin në sektorin e energjisë fotovoltaike.

“Janë larguar dy figura shumë të afërta të Edi Ramës në kohën kur ka pasur tentativa për investime nga kompani iraniane të maskuara me banka perëndimore, pikërisht në fushën e prodhimit të energjisë diellore,” u shpreh Kulluri.

Ai tha se largimet ndodhën në të njëjtën periudhë me protestat studentore në vitin 2018, duke shtuar se ministrat në fjalë ishin ministri i Ekonomisë dhe ministri i Financave në atë kohë.

“Këta ministra ‘fluturuan’ nga qeveria në vitin kur shpërthyen protestat e studentëve. Nuk ishte rastësi,” deklaroi analisti.

Edvin Kulluri: Janë larguar dy figura shumë të afërta të Edi Ramës kur ka pasur tentativa për të futur investime nga kompani iraniane të kamufluara me banka perëndimore në fushën e prodhimit të energjisë fotovoltaike dhe ata ministra kanë fluturuat nga qeveria Rama vitin kur është bërë protesat e studentëve. Kane qenë ministri i ekonomisë dhe ministri i financave.

© Panorama.al

Te lidhura