Amy Schumer dhe bashkëshorti i saj, Chris Fisher, kanë vendosur ndahen pas shtatë vitesh martesë.

Aktorja e bëri të ditur lajmin në një postim në llogarinë e saj personale në Instagram. Ajo shpjegoi se ata do të vazhdojnë të jenë një familje, ndërsa përparësia e tyre është djali i tyre.
Në të njëjtën kohë, ajo i kërkoi publikut dhe medias të respektojnë t’i privatësinë.
“Blah bla bla, unë dhe Chris kemi marrë vendimin e vështirë për t’i dhënë fund martesës sonë pas shtatë vitesh. Ne e duam shumë njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë të përqendrohemi në rritjen e djalit tonë”, tha aktorja.
Ajo e përfundoi shkrimin me: “Me pëlqimin e ndërsjellë, me gjithë dashurinë dhe respektin! Familje përgjithmonë”.
Schumer dhe Fisher janë të martuar që nga viti 2018 dhe në maj 2019, ish-çifti mirëpriti djalin e tyre, Gene.
© Panorama.al











