Amnezi pas 3 muajsh koma, nuk i kujtohet më e fejuara

Nov 4, 2011 | 12:36

Nje i ri, pasi kalon tre muaj ne koma pas nje aksidenti, ne rizgjim nuk kujton me te fejuaren, e cila humbi jeten gjate aksidentit me te.

Historia publikuar sot ne Daily Mail, i takon 22 vjecarit Jon Kimmins, i cili u perfshi ne nja aksident se bashku me te fejuaren me te cilin kishin planifikuar edhe martesen teksa udhetonin ne France me nje “Fiat Punto”.

Vajza humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Jon Kimmins u dërgua në një spital, ku qëndroi tre muaj në gjendje kome.

Pas rizgjimit, ai është diagnostikuar me amnezi të plotë dhe nuk është më në gjendje të njohë njeriun me të cilin kishte vendosur të martohej, madje nuk arrin ta dallojë as nga fotografitë ose nga kujtimet që njerëzit e tjerë i tregojnë.

”Kujtimet e mia për Gill janë aq të vagullta, sa më duket e pamundur të besoj se isha duke i kërkuar këtij njeriu që të martohej me mua. Dua ta rikujtoj, por jam i pashpresë dhe nuk di se si”, thote ai.

© Panorama.al

Te lidhura