Ambasadori i SHBA, Arvizu takohet me Ramën

May 12, 2011 | 12:38

TIRANE- Nderkohe qe situata e numerimit ne njesite e mbetura ne Tirane, mbetet ne qender te debatit ne dites, ambasadori i SHBA-së në vendin tone,  Aleksandër Arvizu ka zhvilluar nje takim me kreun e PS-së dhe njëherësh edhe kandidatin për bashkinë e Tiranës Edi Rama.

Takimi eshte zhvilluar ne seline e PS-se, pa pranine e medias dhe nuk ka zgjatur shume. Rreth ores 12.30 diplomatit amerikan ka lene seline roze.

Ndonese nuk ka ende nje deklarate zyrtare rreth takimit dhe qellimit per te cilin ambasadori amerikan, Arvizu u ndal ne kete takim me Ramen, mendohet se shkak ka qene situata aktuale, procesi i numërimit të votave dhe vonesat në shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 8 majit.

 

© Panorama.al

Te lidhura