Ambasadorët, Sequi, Wollfarth e Arvizu në KQZ

May 16, 2011 | 18:13

TIRANE- Ka përfunduar takimi i ambasadorit të BE-së, Ettore Sequi, ambasadorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu dhe ambasadorit të prezEncës së OSBE-së, Eugen Wollfarth me kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani dhe nënkryetaren, Dëshira Subashi.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth 60 minuta, ndërsa ambasadorët nuk kanë bërë asnjë koment për mediat në përfundim të takimit.

Mësohet se në qendër të bisedës së tyre, kanë qenë zgjedhjet vendore të 8 majit dhe në veçanti rezultati ende i pa shpallur për Tiranën. Ndërkohë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar një mbledhje për në orën 18:00.

© Panorama.al

Te lidhura