
TIRANË- Ambasadori i SHBA-së, në vendin tonë, ai i BE-së dhe OSBE-së permes një deklarate të përbashkët kërkojnë procedurë të besueshme hetimore për 21 janarin dhe zbardhjen e së vërtetës në emër të drejtësisë dhe theksojne se Prokuroria e Pergjithshme eshte institucioni i duhur per kete.
Në prag të 1 vjetorit të 21 janarit, demonstrata që u pasua me 4 protestues të vrarë dhe dhjetarë të plagosur, dhe vetëm një ditë pas letrës së familjarëve të viktimave drejtuar ambasadorit amerikan, tre ambasadorët e cilësojnë atë si një ditë të dhimbshme, me demonstrata të dhunshme në kryeqytet.
Arvizu, Sekui dhe Volfarth u shprehin ngushëllimet familjarëve për dhunën, cilësuar prej tyre të pakuptimtë.
“21 janari 2011 ishte nje dite e dhimbshme ne historine e afert te Shqiperise, ku pati demonstrata te dhunshme ne kryeqytetin shqiptar. Ne ate dite tragjike, u vrane kater protestues dhe dhjetera te tjere u lenduan, perfshi protestues te tjere, kalimtare dhe oficere policie. Deshirojme edhe nje here te shprehim dhembshurine per anetaret e familjeve te viktimave te kesaj dhune te pakuptimte dhe te pafalshme. Eshte e nevojshme qe te hidhet drite e plote mbi ngjarjet e 21 janarit nepermjet nje procedure te besueshme gjyqesore, perfshi nje hetim gjitheperfshires e te pavarur, te lire prej nderhyrjeve politike”- thuhet ne deklarate.
Ne te shtohet se populli shqiptar me te drejte pret qe te jepet drejtesi. “Ne kete kontekst, besojme qe zyra e prokurorise shqiptare eshte institucioni i duhur per ta kryer kete hetim dhe ai institucion ka besimin dhe mbeshtetjen tone te plote”, theksohet me tej.
Ambasadoret kujtojne se garantimi i respektit per shtetin ligjor eshte nje element thelbesor i shoqerive demokratike dhe parakusht per te ecur perpara ne integrimin ne BE.
Ne deklatate ambasadoret kerkojne qe 21 janari 2012 jete edhe nje mundesi qe qytetaret shqiptare te shohin nga e ardhmja dhe qe forcat politike te perforcojne dialogun e tyre politik, bashkepunimin per integrimin ne BE dhe procesin e reformave.
Per pasoje, ambasadoret nxisin udheheqesit politike qe t’i japin perparesi interesave te vendit dhe te qytetareve te tij kundrejt konsideratave partiake dhe te perqendrohen tek puna e perbashket per hapa konkrete per ta cuar Shqiperine me vendosmeri perpara ne rrugen e reformave ne vitin 2012.
© Panorama.al











